DINO Ndërtimi ka një portfolio shumë aktive dhe me projekte nga më të ndryshmet. Disa nga projektet e realizuara me sukses janë ndërtimi i Stadionit në Lipjan, ku investor është Komuna e Lipjanit, ndërtimi i stadionit në Magurë, Lipjan, Ndërtimi i Parkut të Biznesit në Lipjan, Ndërtimin e Rreth Rrotullimit në Lipjan, si dhe shumë të tjera.
DINO Ndërtimi menaxhon komplet procesin e prodhimit duke siguruar ndërtime dhe cilësi të shkallës më të lartë. Përvoja në prodhim dhe kualiteti i dëshmuar në secilin projekt e bëjnë DINO Ndërtimin të besueshëm dhe lider në treg.